Politike

Komisioni i Venecias jep opinionin për ‘antishpifjen’, Rama ‘përvesh mëngët’: Pa humbur kohë të adresojmë në Kuv

19 Qershor 2020, 14:26 Nga DOSJA
Komisioni i Venecias jep opinionin për ‘antishpifjen’, Rama

TIRANË– Pak pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias për paketën anti-shpifje nga Dosja.al, reagimi i parë ka ardhur nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shkruan se vlerëson punën e bërë për projektligjin dhe paralajmëron se shumë shpejt do të nisë puna në Kuvend për të adresuar të gjitha sugjerimet që janë bërë.

Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”! Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”,-shkruan Rama.

Pasditen e sotme, Komisioni i Venecias dorëzoi dy opinioni lidhur me paketën anti-shpifje dhe për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me çështjen e parë, “Venecia” u shpreh kritike lidhur me rolin e AMA-s dhe kërkoi që organi të ishte i pavarur nga qeveria. Gjithashtu kërkoi që të mos hiqet e drejta për të pasur një proces gjyqësor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama komisioni i venecias paketa anti shpifje edi rama komisioni i venecias paketa anti shpifje

Sondazh

Poll

Politike 19 Qershor 2020, 13:56

TIRANË- Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e saj për dy ligjet e dërguara për rishqyrtim. Bëhet fjalë për paketën anti-shpifje dhe për përplasjen PRES...