Infektimi i vëllezërve Budina dhe reagimi i Ramës, Mërtiri: Të ndiqet penalisht, publikimi i të dhënave personale dënohe
TIRANË– Sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar lajmin për dy vëllzërit Budina, Edmond dhe Roberti të cilët u raportuan se kishin rezultuar me Covid-19.
Referuar reagimit të kryeministrit Edi Rama pas lajmit për infektimin e dy vëllezërve, Mërtiri shprehet se publikimi i rasteve pozitive me koronavirus nga kryeministri dhe përdorja e tyre për politikë, është e pafalshme.
Sipas Mërtirit, publikimi i të dhënave personale të një pacienti është vepër penale dhe dënohet me burg.
Reagimi i plotë
Edi Rama ka publikuar sot lajmin se regjisoret Edmond dhe Robert Budina jane identifikuar me Covid. Nga kontaktet e mija me ta me thone se jane top fare dhe nuk kane asnje shqetesim. Mjeket kane insistuar qe ata te bejne testimin per shkak se nje i aferm i tyre ka rezultuar i infektuar. Nga rezultatet e te gjithe familjareve te testuar kane dale pozitive vetem dy regjisoret, te cilet jane te njohur publikisht dhe te angazhuar ne protesten e teatrit. Nuk dua te akuzoj njeri per te thene se testi ka qene i manipuluar, ndonese nuk besoj fare tek autoritetet qe merren me keto pune, por publikimi i rezultateve nga Kryeministri dhe perpjekja e tij per ta perdorur kete politikisht kunder protestave eshte nje akt i shemtuar, qe, per me teper, perben veper penale. Publikimi i te dhenave personale denohet penalisht deri ne burg.
Edhe ne qofte testi i sakte, gje qe nuk e provojme dot, pasi kjo qeveri ka ndaluar cdo spital privat te beje testime, kjo nuk ka asnje lidhje me protesten. Per me teper, edhe po te kishte, ne proteste na ka nxjerre pikerisht Edi Rama, i cili me poshtersi te plote, shkaterroi teatrin gjate kohes kur njerezit ishin te mbyllur ne shtepi. Ngado qe ta rrotullosh, fajtor eshte vetem Edi Rama. Nje Kryeminister qe ben hapur veprime te tilla kaq banale duhet te jete vertete ne hall shume te madh!
Reagime të tjera në lidhje me këtë lajm ka pasur edhe nga vetë protagonistët. Edmond Budina e pranoi publikisht se ishte pozitiv, ndërsa shtoi se nuk ka persona të tjerë në familje, që mund t;u merrnin tamponët. Ndërsa gruaja e Robert Budinës ka mohuar që vetë Roberti të jetë infektuar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Meta njofton ligjet që ka dekretuar: Kuvendi nuk bashkëpunon. Unë do të vazhdoj punën time me përgjegjësi të plotë
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot se ka dekretuar disa ligje, që sipas tij janë shumë jetike për qytetarë. Në deklartën për mediat, Meta tha se ...
Basha takon qytetarët e bizneset në Tiranë: Taksidarët dhe qeveritarët janë sulur të Kapin Ça të Kapin
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar sot bizneset në Tiranë. Sot kreu i PD ka zgjedhur të shkojë në Unazën e Re dhe shprehet se gjendj...
Meta konferencë me mediat: Do kthej të gjitha ligjet antikushtetuese, s’pres Venecian të gjykojë vendimet e mia
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, ku ka analizuar të gjitha zhvillimet politike në javën e fundit. Në fjalën e tij, ...
“Zgjedhorja”/ Meta: Kjo reformë lë shumë për të dëshiruar, por jemi në një situatë kritike, 15 kushtet për negocia
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për mediet deklaroi se 15 kushtet për negociatat me BE-në duhen të përmbushen me urgjencë. Kreu i Shtet...
Pakti për zgjedhoren, Meta: Kam nostalgji për Ramiz Alinë, shtyu zgjedhjet vetëm për opozitën
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për Reformën Zgjedhore dhe ka komentuar deklaratat e eksponentëve të maxhorancës, që kanë thënë se pakti u arrit ...
Meta jep lajmin: Të hënën do takohem me Zef Mazin, përmbushja e kushteve prioritet i të gjithëve
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë me dije se ditën e hënë do të takohet me kryenegociatorin Zef Mazi. Në fjalën e tij, Meta...
Si po i pret vendimet e Venecias? Meta nuk më shqetësojnë fare, jam i bindur në veprimet e mia
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferecnë për mediat, ka folur sot për vendimin që mund të marrë Komisioni i Venecias për dekretet e firmosura prej ti...
Infektimi i dy vëllezërve Budina, Rama: Më vjen keq sinqerisht, por duhet të bëjmë kujdes, virusi nuk ka ikur!
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar infektimin e dy vëllezërve Robert dhe Edmond Budina me COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama iu uron ...
Yuri Kim: Shqiptarët duhet të vazhdojnë të ngrenë zërin, në Shqipëri të sundojë ligji
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në një postim në Twitter ka dhënë mesazhin se shqiptarët duhet të ngrenë zërin për kërkes...