Politike

Kosova dhe Shqipëria me platformë të përbashkët turistike, ministri Klosi: S’ka shanse të ketë rritje çmimesh

19 Qershor 2020, 16:11 Nga DOSJA
Kosova dhe Shqipëria me platformë të përbashkët

PRISHTINË– Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive të Vlorës dhe Shën Gjinit, dhe homologut të tij në Kosovë, Vesel Krasniqi.

Palët ranë dakord që edhe sivjet të kenë një ofertë të përbashkët turistike. Ndërsa ministri Klosi në fjalën e tij ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që këtë vit të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.

“Në fillim të Korrikut do të bëjmë hapjen e sezonit së verës në Shqipëri. U dakorduam që në fund të Tetorit apo fillim të Nëntorit të bëjmë hapjen e sezonit dimëror në Kosovë Pra do të kemi numër të reduktuar të vizitorëve dhe si e tillë nuk ka shanse të ketë rritje çmimesh, por do të kemi ulje të këtyre çmimeve.”

Ndonëse viteve të fundit është shtuar numri i turistëve të huaj në Shqipëri, sërish vizitorët nga Kosova mbajnë vendin e parë për vizitat e tyre në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi koronavirusi ne shqiperi turizem ne kohe koronavirusi blendi klosi koronavirusi ne shqiperi turizem ne kohe koronavirusi

Sondazh

Poll

Politike 19 Qershor 2020, 13:56

TIRANË- Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e saj për dy ligjet e dërguara për rishqyrtim. Bëhet fjalë për paketën anti-shpifje dhe për përplasjen PRES...