Politike

Ngjitur me njëri-tjetrin, Klosi dhe Thaçi nuk pyesin për COVID-19, anashkalojnë këshillat e ekspertëve

19 Qershor 2020, 19:19 Nga DOSJA
Ngjitur me njëri-tjetrin, Klosi dhe Thaçi nuk pyesin për

KOSOVË -Ministri Blendi Klosi ishte sot i pranishëm në Prishtinë, ku nënshkroi një marrëveshje turistike me palën kosovare. Klosi ishte i shoqëruar nga kryebashkiakët e Vlorës dhe Lezhës, Dritan Leli dhe Pjerin Ndreu. Ai gjithashtu u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin konsumoi diçka në një lokal.

Edhe pse të dy vendet po përjetojnë një rritje të numrit të të prekurve nga COVID-19, për Klosin, Thaçin dhe zyrtarët e tjerë nuk përbën problem. Nga fotot e publikuara, shihet se ata janë ulur ngjitur me njëri tjetrin, ndërsa nuk kanë as maskë mbrojtëse. Kjo sjelle e tyre bie ndesh me masat e komunikuara nga ekspertët e shëndetësisë, të cilët rekomandojnë mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës fizike.

Aktualisht në Shqipëri numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 1838, ku gjatë ditëve të fundit, shifrat kanë kapur majat. Ndërsa në Kosova numëron 1916 të prekur, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 83 raste të reja.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi hashim thaci koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi blendi klosi hashim thaci koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 19 Qershor 2020, 13:56

TIRANË- Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e saj për dy ligjet e dërguara për rishqyrtim. Bëhet fjalë për paketën anti-shpifje dhe për përplasjen PRES...