Politike

‘Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’ në fije të perit’/ Basha takim 60 minuta me ambasadoren Yuri Kim, shko

19 Qershor 2020, 15:34 Nga DOSJA
‘Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’ në fije të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim 60 minutësh me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Për takimin, Basha ka shkuar në rezidencën e saj, pikërisht në vendin ku edhe u dakordësua marrëveshja për Reformën Zgjedhore.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në fokus të bisedës ka qënë Reforma Zgjedhore, e cila ende ka mbetur pezull për shkak të një propozimi të ri nga opozita jashtëparlamentare në lidhje me organin e KQZ-së.

Takimi i Bashës me ambasadoren Kim vjen një ditë pasi përfaqësusi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se maxhoranca nuk do tërhiqej dhe se nuk e pranonin propozimin e tyre. Ndërsa më i ashpër ishte kryeministri Edi Rama, i cili nga Kuvendi i kërkoi opozitës që të ndalonte me kërcënimet ndaj Partisë Socialiste ndryshe marrëveshja e firmosur pak javë më parë do të grisej.

Deri më tani puna në Këshillin Politik ka ‘ngecur’ pasi palët arritën një marrëveshje më 6 qershor me bekimin e ndërkombëtarëve. 

Ndërkaq debati ka ngecur në dy fronte; I pari, opozita e re, që kërkon heqjen e koalicioneve, lista të hapura dhe votën e emigrantëve për të dhënë OK në Parlament për marrëveshjen, ndërsa vetë KP që nuk gjen dakordësi për të zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Deri më tani opozita jashtëparlamentare ka propozuar dy formula por asnjë nuk është pranuar nga maxhoranca.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha reforma zgjedhore yuri kim lulzim basha reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 19 Qershor 2020, 13:56

TIRANË- Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e saj për dy ligjet e dërguara për rishqyrtim. Bëhet fjalë për paketën anti-shpifje dhe për përplasjen PRES...