Bota

Shqipëria u shet ilegalisht armë/ Si nisi lufta në Kongo, pse u ndaluan “transfertat” e municioneve në vendin afrikan. R

19 Qershor 2020, 18:37 Nga DOSJA
Shqipëria u shet ilegalisht armë/ Si nisi lufta në Kongo, pse u

TIRANË- Mediat e huaja publikuan sot një raport në të cilin thuhej se Shqipëria transportonte armë në Kongo. Por çfarë po ndodh në vendin e largët të Afrikës? Si ka nisur konflikti dhe kush po Lufton kundër kujt?

Origjina e dhunës aktuale në Kongo fillon që në krizën masive të refugjatëve dhe përhapjen nga gjenocidit të 1994 në Ruanda. Pasi Hutu Genocidaires iku në Kongon lindore dhe formoi grupe të armatosura, duke kundërshtuar Tutsin, vendi u rebelua.

Qeveria e Kongos nuk ishte në gjendje të kontrollonte dhe të mposhte grupet e ndryshme të armatosura, ku disa prej tyre kërcënuan edhe popullsinë e vendeve fqinje duke nisur edhe luftën.  Nga viti 1998 deri në vitin 2003, forcat qeveritare të mbështetur nga Angola, Namibia dhe Zimbabve luftuan kundër rebelëve të mbështetur nga Ruanda dhe Uganda.

Edhe pse një marrëveshje paqeje u vendos në vitin 2002 dhe formimit të një qeverie kalimtare, dhuna e ushtruar nga grupe të armatosura kundër civilëve në rajonin lindor ka vazhduar, kryesisht për shkak të qeverisjes së dobët dhe korrupsionit të shfrenuar.

Një nga grupet më të spikatur rebelë që u shfaq gjatë luftës ishte grupi i njohur si “Lëvizja 23 Mars (M23)”. M23 u rebelua kundër qeverisë Kongole por u mposhtën në vitin 2013. Që nga ajo kohë vendi është përballur nga grupe të tjera të armatosura.

Shtetet e Bashkuara miratuan legjislacionin në vitin 2010 për të zvogëluar blerjen e armëve, por megjithatë kjo nuk është zbatuar nga ushtarët e Kongos. Si rezultat, kompanitë shumëkombëshe kanë ndaluar blerjen e mineraleve nga Kongo duke i lënë shumë minatorë pa punë dhe madje duke i shtyrë disa të bashkohen në grupe të armatosura për të fituar jetesën e tyre.

Bashkimi Afrikan, Kombet e Bashkuara dhe vendet fqinje kanë luftuar për të ndaluar kërcënimet e paraqitura nga grupet rebele dhe për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm por dhunë vazhdon. Tani pikërisht këto shtete që duhet të ndihmojnë të vendosin paqen e vendit dalin kundër parimeve të tyre duke u shitur armë ilegalisht.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lufta ne kongo lufta ne kongo

Sondazh

Poll