Bota

Nuk i duronte dot! Urdhëroi vrasjet e disa shtetsave amerikanë/ Publikohen faktet TRONDITËSE për sheikun arab

19 Qershor 2020, 18:25 Nga DOSJA
Nuk i duronte dot! Urdhëroi vrasjet e disa shtetsave amerikanë/

ARABI- Vëllai i emirit të Katarit, Shejh Khalid bin Hamad bin Khalifa Al Thani ka urdhëruar stafin e tij të vriste amerikanët, ndërsa vetë rrahu shoferin e tij për vdekje në Katar. Këto të dhëna tronditëse kanë dalë në dritë nga mediat e huaja.

Prestigjozja britanike “DailyMail” ka siguruar ekskluzivisht një kopje të një padie civile federale të paraqitur në shtetin e Massachusetts të martën. Ndër të tjera aty është publikuar edhe një fotografi shqetësuese e monarku, që dyshohet se vrau një person.

Dokumentet gjyqësore, të paraqitura nga 6 ish-punonjës amerikanë të Sheikut, pretendojnë se pas festës në haremin e tij, i shoqëruar nga prostituta, ai urdhëroi dy punonjës të stafit të tij që të vrisnin të gjithë amerikanët.

Njëri nga paditësit, Ramez Tohme, djali i menaxherit të fundit të Michael Jackson Tohme, pretendon në padi se princi ka kërcënuar ta vrasë, duke thënë ‘mund të telefonosh babanë tënd dhe t’i thuash që do të varrosesh në shkretëtirë.

Tohme pretendon  se Sheiku e rrëmbeu atë dhe e mbajti të burgosur në Doha për ditë të tëra. Një tjetër nga paditësit, Terak Hope, pretendon se sheiku i ksihte kërkuar të vriste disa persona dhe ai do t’i siguronte jetën. Por ky i fundit nuk kishte pranuar. 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shejh khalid bin hamad bin khalifa al thani shejh khalid bin hamad bin khalifa al thani

Sondazh

Poll