Bota

Plotësimi i kapaciteteve të Infektivit, Kosova merr masa, bën gati strukturat e reja për COVID-19

19 Qershor 2020, 17:11 Nga DOSJA
Plotësimi i kapaciteteve të Infektivit, Kosova merr masa, bën

KOSOVË -Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armen Zemaj ka njoftuar se po mendohet për shtimin e strukturave për kurimin e pacientëve me COVID-19. Sipas tij, ekziston mundësia që spitali infektiv të plotësojë kapacitetin. Aktualisht spitali Infektiv ka 125 shtretër dhe 6 respiratorë. Zemaj bën me dije se strukturat e reja do të jenë klinika e Pulmologjisë, klinika e Dermatovenerologjisë, e Mjekësisë Sportive dhe klinikat infective nëpër rrethe.

Duke parë që shtimi i rasteve të Covid-19 në të njëjtën kohë ka rezultuar me rritje edhe të numrit të personave që kërkojnë tretman spitalor (me 18 qershor kemi pasur në Klinikën Infektive të spitalizuar 58 pacientë), në bashkëpunim me SHSKUK-në kemi rikthyer në mobilizim të plotë kapacitetet e Klinikës së Pulmologjisë, të Klinikës së Dermatovenerologjisë dhe të Mjekësisë Sportive si asistencë për Klinikën Infektive për të përballuar një fluks eventual më të lartë të pacientëve që mund të kenë nevojë për tretman spitalor. Klinika Infektive ka aktualisht 125 shtretër dhe 6 respiratorë, me mundësi të shtimit të tyre sipas nevojës. Gjithashtu, në funksion do të jenë edhe repartet infektive të Spitaleve të Përgjithshme (rajonale), ato që kanë kushte, sipas vlerësimit të bërë nga Zyra e OBSh-së në Kosovë, siç është Reparti i Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Prizrenit”, tha Zemaj.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë jan kryer 457 testime, ku janë konfirmuar me COVID-19, 83 persona. Që nga nisja e epidemisë, Kosova numëron 1916 raste me COVID-19, si dhe 34 viktima.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove qendra infektive ne kosove koronavirusi ne kosove qendra infektive ne kosove

Sondazh

Poll