Bota

“Ndihmon në ndërtimin e sistemit imunitar…”/ Kryeministri indian gjen zgjidhjen për të mposhtur Covid-19: Bëni joga s

19 Qershor 2020, 17:55 Nga DOSJA
“Ndihmon në ndërtimin e sistemit imunitar…”/

INDI-Kryeministri indian, Narendra Modi ditën e djeshme ka dhënë teorinë e tij se si mund të mposhtet pandemia e koronavirusit që tashmë ka gjunjëzuar botën.

Ai tha se njerëzit duhet të bëjnë joga pasi kjo ndihmon në ndërtimin e një sistemi imunitar kundër koronavirusit.

“Ne dimë të gjithë se deri tani askush në botë nuk ka arritur të zhvillojë një vaksinë kundër COVID-19. Kjo është arsyeja që aktualisht vetëm një imunitet i fortë mund të reagojë si sistem mbrojtës për ne dhe të afërmit. Joga është një mik i besuar në ndërtimin e këtij sistemi mbrojtës” deklaroi drejtuesi indian , disa ditë nga Dita Ndërkombëtare e Jogës.

Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2014, nacionalisti hindu është promovues i zjarrtë i praktikave dhe trajtimeve tradicionale indiane, që ai i përdor si mjete për ndikim kulturor jashtë vendit. Ai mori miratimin edhe nga OKB-ja për të shpallur 21 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Jogës.

Burimi:.financialexpress.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota narendra modi narendra modi

Sondazh

Poll