Aktualitet

“Zyrtarja e lartë që na kërkoi të bënim testin, nuk na dha dokument“/ I publikoi emrin si i infektuar me Covid-19, Budi

19 Qershor 2020, 18:02 Nga DOSJA
“Zyrtarja e lartë që na kërkoi të bënim testin,

TIRANË– Robert Budina ka folur sërish për lajmin e infektimit të tij nga pandemia e koronavirusit. Në një lidhje telefonike për “AbcNews”, ai ka treguar se ka qënë përfaqësuesja e ISHP-së, Silva Bino ajo që i ka kërkuar me ngulm që të bëjë testin.

Më pas ai pretendon se Silva Bino nuk i ka dhënë asnjë dokument me përgjigjen e testit dhe nuk kishte pranuar që familjarët e tij të testoheshin gjithashtu me pretendimin se nuk kishin simptoma.

“Nuk kam asnjë test zyrtar në dorë, para 12 ditësh një i afërm i im  ndërroi jetë dhe në atë varrim ka marrë pjesë edhe dikush i sëmurë me Covid. Sa ka marrë vesh Silva Bino që ne kemi qenë aty ka kërkuar që të bëhet testimi jonë. Sipas zonjës, më pyeti si kam qenë. Para 1 jave kam pas një temperaturë të lehtë, dhe i thashë çfarë më kishte ndodhur dhe nuk kisha më asnjë testim. Kërkoi të bënte testin. Mora vesh nga statusi i kryeministrit. Më pas mora lajmërimin nga zonja. I kërkova të bëjnë testimin edhe fëmijëve, ajo më tha jo se ata nuk kanë shenja. Pastaj i kërkova zonjës kush është dokumenti, ajo tha nuk e kam. Unë i kërkova të më sillnin dokumentin dhe të bëj edhe një testim tjetër,”-u shpreh ai.

Më tej për “Syri Tv” ai paralajmëroi se do të ngrinte padi ndaj saj dhe ndaj kryeministrit Edi Rama për shkelje të së drejtës për privatësi.

“Nuk kam asnjë shenjë. Pa më marrë në telefon del kryeministri me atë status që bëri. Duke se u bërë publike ata u penalizuan në kurset që zhvillojnë pasi mësuesit. Pasi morën vesh lajmin nuk lejuan pjesëmarrjen e tyre në provim dhe unë i kërkova zonjës që më bëri testin mua i thashë ti bëjë edhe fëmijëve. Pse për mua këmbëngule për mua dhe jo për të afërmit e mi? Unë nuk di gjë, tha. Mua ma thonë. Me ç’të drejtë shkel privatësinë time dhe penalizon fëmijët e mi? Unë do të padis kryeministrin, ministren Manastirliu dhe zonjën që ka bërë testin”, tha Robert Budina. 

Ndërkohë që mësohet se infektimi ka ardhur pasi 3 vëllezërit Budina kujdeseshin për hallën e tyre të moshuar, ndërkohë që gjatë kohës që ishin marrë me çështjen e Teatrit Kombëtar, kishin punësuar një grua të kujdesej për të.

Gruaja në fjalë ka rezultuar pozitive dhe kjo ka ndikuar që ISHP të kërkoj me këmbëngulje marrjen e tamponëve për vëllezërit, ku mësohet se Edmondi dhe Roberti kanë rezultuar pozitiv, dhe ky i fundit prej një jave, ndryshe nga i vëllai, ka shfaqur shenja të lehta. Ndërkohë ai ka vijuar aktivitetet e tij si dhe ka pasur gjatë kësaj periudhe kontakte me njerëz të tjerë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ogerta manastirliu robert budina robert budina me covid silva bino edi rama ogerta manastirliu robert budina robert budina me covid silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2020, 15:42

TIRANË- Arrestohet 7 ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Viktor Marku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Marku ësht...