Aktualitet

19 Qershor 2020, 15:42 Nga DOSJA

TIRANË- Arrestohet 7 ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Viktor Marku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Marku është arrestuar në Tuz të Malit të Zi. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Billës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, më 11 qershor 2020. Ai është vëllai i Prel Markut, 22-vjeçarit që u vra në vitin 2006 nga Billa në Londër.

Burime nga policia e Shtetit i thanë Dosja.al se kanë ndjekur hap pas hapi të gjitha lëvizjet e Viktor Markut dhe më pas kanë njoftuar autoritetet malazeze që kanë bërë arrestimin e tij. Autoritetet malazeze kanë kontaktuar me ato shqiptare dhe pritet sjellja e tij në Shqipëri nesër përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit. Arrestohet autori kryesor i dyshuar për vrasjen e shtetasit H. B. Falë shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit efikas me Policinë malazeze u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit V. M. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vënë në pranga, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit Shkodër, shtetasin V. M., pasi dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, te Komuna e Parisit, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B. Shtetasi V. M. qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi dhe falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit V. M., në Malin e Zi. Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin V. M., strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit. Një ditë më parë, nga strukturat policore të DVP Tiranë u kap dhe u vu në pranga njëri nga bashkëpunëtorët në vrasje, 22-vjeçari S. M., nipi i shtetasit V. M. Ndërkohë, nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë vrasje. Policia e Shtetit falënderon Policinë malazeze për bashkëpunimin, shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e veprimeve, duke bërë të mundur vënien në pranga të autorit të vrasjes së shtetasit H. B.

Kapja e Viktor Markut vjen pas prangosjes së nipit të tij, Sebastian Malit dhe të vëllait, i cili u shoqërua që natën që ndodhi atentati në Shkodër. Vetë Mali, tha para hetuesve se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ndodhej tek qendra Kristal, sepse gjithnjë kalonte për blerje atje.

Gjithashtu, ditën e sotme mësohet të jenë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, të cilët mësohet se janë rrethi i familjes Marku dhe dyshohet të jenë bashkëpunëtorë në atentat. Pritet që të zbardhen detaje nga dëshmia e tyre, ndërkohë që ende nuk bëhen me dije identetitet e të shoqëruarve.

Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.  Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa ishte i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet viktor marku hekuran billa arrestohet viktor marku hekuran billa

Sondazh

Poll