Aktualitet

“Çfarë bëri Turi?”, Shahini: E kanë gjetur 10 mijë maturantë

19 Qershor 2020, 15:52 Nga DOSJA
“Çfarë bëri Turi?”, Shahini: E kanë gjetur 10

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve, në lidhje me provimin e maturës të Gjuhë-Letërsisë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka zbuluar detaje nga takimi, ndërsa shton se mbi 10 mijë maturantë kanë gjetur kuptimin e fjalës “dlirnja” apo “Turin”.

Ky fakt sipas saj vërteton se pyetjet nuk kanë qenë me probleme. Më tej ajo ka siguruar maturantët se Qendra e Shërbimeve Arsimore do të bëjë shpërndarjen e pikëve, nëse rezulton se testi ka pasur vëstirësi më të madhe se njohuritë.

Postimi i Shahinit

Sapo mbyllëm takimin me përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve mbi temën e nxehtë të provimit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ata më përcollën në detaje gjithë shqetësimet e maturantëve për provimin e maturës, por gjithashtu më shprehen keqardhjen e tyre për ato pjesë të degraduara të protestës para ministrisë, që nuk përfaqësonin nxënësit tanë. Përfaqësuesit i informova për rezultatet paraprake të pyetjeve tashmë të shumë-përfolura si ajo me “Turin” apo mbi kuptimin e fjalës “dlirnja” të Poradecit, që tregonin se mbi 10 mijë maturantë kishin gjetur përgjigjen e saktë tek secila. Kjo do të thotë qartë se këto pyetje nuk kanë qenë me probleme, pasi siç na informon edhe QSHA, të tilla konsiderohen pyetjet me nën 10% përgjigje të sakta. Njëkohësisht, i sigurova edhe një herë përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve që me analizën përfundimtare të rezultateve, QSHA do të bëjë rishpërndarjen e pikëve nëse rezulton se testi ka patur vështirësi më të madhe se sa njohuritë e nxënësve. Gjithsesi, pjesa më e vlefshme e bisedës tonë ishte kërkesa nga Parlamenti i Nxënësve që mësuesit të përqendrohen akoma më shumë në aftësimin e tyre për njohuri aplikative. Në këtë kuadër, unë u premtova se edhe QSHA do të punojë më fort në përgatitjen e nxënësve për provimet e maturës së vitit të ardhshëm duke botuar më shumë burime përgatitore.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini provimi i gjuhe-letersise besa shahini provimi i gjuhe-letersise

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2020, 15:42

TIRANË- Arrestohet 7 ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Viktor Marku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Marku ësht...