Aktualitet

Rasti i parë me COVID-19, Pipero tregon ankthin brenda Infektivit: Shihnin njërin tjetrin, ku do gjejmë vrimë të futemi tan

19 Qershor 2020, 14:38 Nga DOSJA
Rasti i parë me COVID-19, Pipero tregon ankthin brenda Infektivit: Shihnin

TIRANË -Mjeku Pëllum Pipero ka treguar akthin e mjekëve e Infektivit kur u shtrua pacienti i parë me koronavirus. Në një intervistë për “Abcnews”, Pipero tha se mjekët shihnin njëri tjetrin dhe mendonin se ku do të gjejnë vrimë e të futen.

Më tej ai ka shtuar, se brenda pak ditëve bluzat e bardha u mësuan.

Shokuese,nuk e di sesa e memorizuar duhet të jetë kur shefja e shërbimit tha se mbrëmë në mesnatë ishin shtruar 2 pacientë me koronavirus, ne shihnim njëri-tjetrin, ku do gjejmë vrimë të futemi tani, por brenda pak ditëve u mësuam. Por kemi qenë edhe të trajnuar. Dy javë rresht a mos më shumë jemi trajnuar si ta përballojmë rastin e parë“, tha Pipero.

Ndërkohë bilanci i COVID-19 është 1838 të prekur në total, në mesin e të cilëve 1114 janë shëruar, ndërsa 42 të të tjerë kanë humbur betejën. Aktualisht në vendin tonë numërohen 682 raste aktive. Në Spitalin Infektiv është rritur numri i të shtruarve, pasi tani marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll