Aktualitet

SKANDALI/ Del në ‘dritë’ raporti sekret i OKB: Shqipëria dërgon ilegalisht pajisje ushtarake në Republikën e Kongos!

19 Qershor 2020, 16:15 Nga DOSJA
SKANDALI/ Del në ‘dritë’ raporti sekret i OKB:

TIRANË– Zbulohet raporti sekret i OKB-së. Ushtria e Kongos po merr ilegalisht armë nga Shqipëria pa njoftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ashtu siç edhe është vendosur në një rezolutë të nënshkruar në vitin 2004.

Lajmi është konfirmuar nga mediat franceze, të cilat e kanë siguruar edhe raportin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Disa nga armët kanë rënë në duart e grupeve të armatosura që veprojnë në lindje të vendit.

Republika Demokratike e Kongos në lindje të saj është një nga “pikat e nxehta” të Afrikës, në të cilën brenda disa muajve më shumë se 1 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi gjysmë milioni janë larguar nga shtëpitë për shkak të trazirave.

Qeveria në Kinshasa ka akuzuar në të kaluarën vendet fqinje se po kërkojnë t’i destabilizojnë. Burime bëjnë me dije se armët luftarake në Kongo kanë shkuar nga: Shqipëria, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Sudani dhe Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse Kongo nuk ka nënshkruar asnjë embargo armësh, trajnimi i ushtrisë ose dërgimi i armëve atyre duhej bërë me dije për OKB-në duke marrë parasysh se në raportin e publikuar tregohet se atje janë dërguar sasi të konsiderueshme municionesh, pajisjesh dhe automjetesh luftarake për ushtrime. Vendet “bamirëse” nuk janë kursyer që të dërgojnë edhe helikopterë civilë, të cilët në fakt përdoren për sulme nga ajri.

Gjatë dekadës së fundit, një pjesë e madhe e logjistikës ajrore të FARDC (ushtarake) mbështetej në një flotë të transportit të posaçëm për civilët por që përdorej për luftë. Autoritetet vendase veprojnë në kundërshtim me normat dhe rregullat e aviacionit civil ndërkombëtar dhe kombëtar. Disa nga materialet e dorëzuara u transferuan më vonë te grupet e armatosura në lindje”, thuhet në raport.

Deri më tani të vetmet që kanë reaguar janë autoritetet kineze, të cilat kanë njoftuar se kanë nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa Irani i ka mohuar kategorikisht pretendimet se ka transferuar armë në Kongo duke ngritur hipotezën se mund të ishin nisur nga një “palë e tretë”.

Në rast se pretendimet qëndrojnë dhe raporti është i vërtetë ashtu siç edhe pretendojnë mediat e huaja, OKB mund të vendosi sanksione që përfshijnë ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e pasurive të vendit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lufta ne kongo republika demokratike e kongos shqiperia nis arme ne kongo lufta ne kongo republika demokratike e kongos shqiperia nis arme ne kongo

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2020, 15:42

TIRANË- Arrestohet 7 ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Viktor Marku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Marku ësht...