Aktualitet

Zbardhet DRAFTI/ Ish-policët do të mbajnë armë në brez edhe jashtë banesës, mund të kërcënohen nga bota e krimit

19 Qershor 2020, 16:11 Nga DOSJA
Zbardhet DRAFTI/ Ish-policët do të mbajnë armë në brez

TIRANË– Ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kanë një armë me leje, do të mund ta mbajnë atë edhe jashtë shtëpisë së tyre.

Dosja.al ka mësuar se sipas draftit të Ministrisë së Brendshme, e cila kërkon që ta kthejë në një ligj funksional këtë gjë duke u lejuar ish-efektivëve që ta mbajnë armën e zjarrit edhe gjatë kohës që lëvizin.

Kështu, rrjedhimisht, pas draftit, pretendohet që të krijohet regjistri elektronik i srmëve, duke futur në funksion edhe kontratën noteriale.

Ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, që me ligj kanë në pronësi private armë zjarri, u lejohet ta mbajnë armën në lëvizje,”- thuhet në draftin e përgatitur nga Ministria e Brendhsme që pritet të kthehet në ligj.

Por këtë herë ka një kusht, arma e blerë duhet të jetë e pajisur me një kontratë shit-blerjeje tek noteri ku të jenë të specifikuar saktë modeli i saj, pronari, shitësi, numri i serisë, numri i fishekëve, që duhet të jetë jo më shumë se 50 dhe një autorizim armë mbajtje, jo më shumë se 5 vite.

Arsyeja e fortë që Ministria e Brendshme kërkon që ta kthejë këtë draft në ligj, është fakti se në shumë raste, ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, mund të kërcënohen apo vriten nga anëtarë të botës së krimit, pas operacioneve që mund të kenë kryer kundrejt këtyre të fundit.

Raste të tilla nuk janë të pakta. Kujtojmë këtu rastet më të fundit, ish-policin Arben Bilalin dhe Santiago Malko.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drafti per armet e ish-policeve ministria e brendshme sander lleshaj drafti per armet e ish-policeve ministria e brendshme sander lleshaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2020, 15:42

TIRANË- Arrestohet 7 ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Viktor Marku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Marku ësht...