Aktualitet

“Prapë?! Edhe 100…”/ Me armë në dorë, qëllon në ajër pa ‘çarë kokën’ për Polici. Dalin PAMJET e Sebastian M

19 Qershor 2020, 17:44 Nga DOSJA
“Prapë?! Edhe 100…”/ Me armë në dorë,

TIRANË- Dosja.al ka siguruar një video të papublikuar më parë të Sebastian Malit duke qëlluar me armë. Siç duket edhe në video, 22-vjeçari Mali i veshur me një xhup të kuq, ka dalë nga makina dhe qëllon me armë në ajër.

Pamjet janë regjistruar nga një mik i tij, i paidentifikuar që shkruan në videon e publikuar në rrjetet sociale: Se shoqnia është e shenjtë! Vëlla!

Ndërkohë nuk kuptohet qartë se çfarë thotë i riu në video, gjithë çfarë mund të deshifrohet është: Prapë?! Edhe 100… Nuk dihet se ku e ka gjetur armën dhe si ka qarkulluar i pashqetësuar me të Mali, por një gjë është e sigurtë. Pamja e tij është larg asaj të të riut, të veshur më të bardha që u prezantua në media menjëherë pas arrestimit të tij.

Mali ishte i pari që ra në prangat e Policisë pak pas vrasjes së Hekuran Billës. Megjithatë edhe pse në Komisariat prej ditësh ai nuk ka pranuar fajin, duke u shprehur se në zonë natën e krimit ka qënë por ka qarkulluar për qejfin e tij. I riu është nipi i Prel Markut, personi që u vra vite më parë në Londër nga viktima Hekuran Billa.

Gjithashtu si i përfshirë në vrasje është edhe Viktor Marku, daja i Malit, i cili u arrestua pasditen e sotme në Mal të Zi, ku ishte arratisur për t’i shpërtuar Policisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2020, 15:42

TIRANË- Arrestohet 7 ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Viktor Marku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Marku ësht...