Aktualitet

EMRI/ Pjesë e grupit të kokainës, shqiptari arrestohet për herë të dytë në Itali

19 Qershor 2020, 16:08 Nga DOSJA
EMRI/ Pjesë e grupit të kokainës, shqiptari arrestohet për

ITALI-Karabinierët e Artognes kanë arrestuar 38-vjeçarin shqiptar, Taulant Sallaku. Sipas mediave italiane, 38-vjeçari ishte dënuar në Shkallën e Parë në shkurt me 8 vjet e 8 muaj burg, për pjesëmarrje në grup kriminal të trafikut të drogërave, të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Sallaku u arrestua në kuadër të operacionit të kryer nga karabinierët e Brescias, të cilët çmontuan një grup të kokainës, të përbërë nga shqiptarë dhe italianë.

Mirëpo pas dënimit, në Shkallën e Parë, shqiptari u la i lirë. Ndërkohë Gjykata e Brescias, duke vlerësuar mundësinë e ripërsëritjes së sjelljeve të paligjshme, urdhëroi riarrestimin e shqiptarit. Urdhëri i arrestit u zbatua nga karabinierët e Artogn-s dhe shqiptari për momentin ndodhet në burgun Canton Mombello.

Burimi: Ilgiorno.it

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2020, 15:42

TIRANË- Arrestohet 7 ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, Viktor Marku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Marku ësht...