Sport

Tirana rikthehet te fitorja me “tris” ndaj Vllaznisë, Bardhi i jep 3 pikët Partizanit

19 Qershor 2020, 17:00 Nga DOSJA
Tirana rikthehet te fitorja me “tris” ndaj Vllaznisë, Bardhi i

Dy ndeshjet e pasdites në futbollin shqiptar, luajtur në Tiranë dhe në Vlorë, u mbyllën me 6 gola dhe spektakël. Tirana u rikthye te suksesi duke mposhtur 3-0 Vllazninë.

Pas humbjes 1-0 ndaj Teutës, skuadra bardheblu sot reagoi mirë dhe bindi në “Selman Stermasi”. Kjo fitore u arrit falë golave të Torassa, Ngoo dhe Cale. Ngoo dha dy asiste duke treguar se sa vlen, kur skuadra ka nevojë. Ndërkohë, Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.

Partizani, nga ana tjetër, fitoi 2-1 në transfertë përballë Flamurtarit. “Demat e kuq” shënuan të parët me anë të Bitrit (36’), por Souza barazoi shumë shpejt. Pjesa e parë u mbyll 1-1. Në pjesën e dytë, Bardhi shënoi me kokë dhe kaq mjaftoi që Partizani të festonte 3 pikët.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani tirana vllaznia partizani tirana vllaznia

Sondazh

Poll