Sport

Thiago Silva shtang klubin italian, kërkon një rrogë marramendëse për t’u rikthyer në Serie A

19 Qershor 2020, 15:16 Nga DOSJA
Thiago Silva shtang klubin italian, kërkon një rrogë

Fiorentina po tenton të transferojë me bujë mbrojtësin e PSG-së, Thiago Silva. Braziliani do të dalë si futbollist i lirë në verë dhe janë shumë skuadra që kanë shfaqur interesim për të.

Shtatlarti po mendon për ekipin e ri me Milanin e Evertonin që e duan në grup. Ai ka mësuar interesimin e Fiorentinës, por kërkesa e tij e frikshme ka bërë që klubi italian të heqë dorë.

Silva do 10 milionë euro në sezon dhe një shifër e tillë ka trembur drejtuesit e klubit vjolë. Ata nuk duan të shpenzojnë kaq shumë për një futbollist 35-vjeçar, aq më tepër që veterani është në perëndim të karrierës së tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina merkato thiago silva fiorentina merkato thiago silva

Sondazh

Poll