Sport

“Nëse jam unë problemi, iki vetë që tani”, Gattuso kërcënoi me largim nga Napoli

19 Qershor 2020, 16:16 Nga DOSJA
“Nëse jam unë problemi, iki vetë që tani”,

“Il Mattino” ka treguar një prapaskenë për trajnerin aktual të Napolit, Gennaro Gattuso. Tani që fitoi Kupën e Italisë situata e tij te Napoli duket e thjeshtë, por nuk ka qenë kështu para disa muajsh.

Ai e pati të vështirë në fillim drejtimin e ekipit të lënë nga Carlo Ancelotti, i hequr nga De Laurentiis. Në janar, pas humbjes 0-2 në “San Paolo” ndaj Fiorentinas, trajneri në mbledhjen me presidentin dhe të birin e tij, u tregua shumë i hapur.

“Kontrata për mua nuk vlen! Nëse mendoni se jam e keqja dhe se nuk mund t’ju nxjerr dot nga kjo situatë, mund edhe të largohem pa problem”.

Presidenti De Laurentiis e vlerësoi për gjestin dhe pati durim, duke u shpërblyer së fundmi me një trofe të rëndësishëm dhe me Rinon në stol.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gattuso kercenim napoli gattuso kercenim napoli

Sondazh

Poll