Sport

VIDOE/Dy fytyrat e Guradiola-s, tekniku i Manchester City kundër racizmit, por ja çfarë thoshte ndaj Roberto Carlos

19 Qershor 2020, 12:51 Nga DOSJA
VIDOE/Dy fytyrat e Guradiola-s, tekniku i Manchester City kundër racizmit,

SPANJË– Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pozicionuar qartë kundër racizmit. Premier League është vendosur në mbështetje të lëvizjes ‘Black Lives Matter. . Tekniku ka folur për inisiativat e drejtuesve anglez. “Të bardhët duhet të kërkojnë ndjesë për mënyrën si i kanë trajtuar personat me ngjyrë në 400 vitet e fundit, më vjen turp nga ajo që të bardhët kanë bërë”.

Mediat spanjolle, sidomos ato pranë Real Madrid, kanë hapur arkivat, për t’i kujtuar Guardiola-s një episod të disa viteve më parë, kur pas një ‘Clasico’ sulmoi Roberto Carlos që ishte ankuar për koret raciste ndaj tij nga ana e tifozëve të Barças. Cështja i përket 1997: në përfundim të një ndeshje mbrojtësi Brazilian denoncoi fyerjet që i erdhën nga shkallët e Camp Nou, duke shkaktuar reagimin e mesfushorit blaugrana.

 

“Ai njeri flet shumë. Ai ka folur shumë për këtë gjatë gjithë vitit. Nuk e njeh tifozërinë në Spanjë dhe do t’i duhen disa muaj këtu, për t’u mësuar me këto gjëra”, – deklaroi asokohe Pep, duke mohuar racizmin.Për Pep nuk ishte e mjaftueshme të dëgjoheshin kore nga stadiumi si “majmun”, ose “shimpanze” për ta konsideruar racizëm, ashtu siç bëri Roberto Carlos.

Edhe në ndeshjen tjetër në “Camp Nou”, braziliani duhej të lexonte banderola të tjera ofenduese, ose të dëgjonte thirrjet e forta të tifozëve si “Roberto Carlos, shimpanze e ndyrë”, sa herë kapte topin. Ishin momente të ndërlikuara për lojtarin e Real Madridit, i cili madje konsideroi idenë e largimit nga Spanja.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport pep guardiola roberto carlos pep guardiola roberto carlos

Sondazh

Poll