Sport

Guardiola dorëzohet: Na ka refuzuar 2-3 herë për rinovim, Sane do klub tjetër

19 Qershor 2020, 13:26 Nga DOSJA
Guardiola dorëzohet: Na ka refuzuar 2-3 herë për rinovim, Sane do

Leroy Sane nuk do të luajë më te Manchester City. Gjermani ka vendosur të transferohet te Bayern dhe këtë e ka pranuar sot trajneri i tij aktual, Pep Guardiola.

Natyrisht, pa përmendur bavarezët, katalanasi është shprehur se sulmuesi i krahut nuk ka pranuar rinovimin 2-3 herë, sepse do një klub tjetër.

“Sane do të luajë për një klub tjetër! Nuk e di nëse do të ikë që këtë verë ose tjetrën, por ka refuzuar dy herë rinovimin. Ne e duam atë, prandaj i kemi ofruar rinovimin, por ai do klub tjetër”, ka thënë Pep.

Sane është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë. Ai la Schalke 04 në vitin 2016 për t’u transferuar te Manchester City për 37 milionë sterlina.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern merkato sane bayern merkato sane

Sondazh

Poll