Sport

Klasikja e futbollit shqiptar mes shumë mungesave, Vllaznia niset me “halle” drejt kryeqytetit, ndërsa Tirana nuk do të k

19 Qershor 2020, 10:09 Nga DOSJA
Klasikja e futbollit shqiptar mes shumë mungesave, Vllaznia niset me

TIRANË– Tirana do të kërkojë me patjetër për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes së fundit ndaj Teutës. Kryeqytetasit do të presin Vllazninë, një kundërshtar që i ka hapur jo pak punë bardhebluve. Një klasike e futbollit shqiptar që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 17:00.

Vllaznia e trajnerit Hysen Dedja pas dy barazimeve radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë synon të mos dalë pa pikë nga kryeqyteti në mënyrë që të shpresojë deri në fund për të shmangur vendin e 8-të që e çon në play-out.

Jurgen Çelhaka do të jetë mungesa e madhe e Egbos në këtë sfidë ndërsa në dyshim është edhe talenti tjetër Albi Doka. Tekniku Hysen Dedja nuk do të ketë për këtë takim përveç Ramadanit që vijon të jetë i dëmtuar edhe dyshen e lojtarëve Hygor e Marku.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport superliga tirana vllaznia superliga tirana vllaznia

Sondazh

Poll