Sport

VIDEO/“Përgjaket” Vukovari, tifozët e Dinamos së Zagrebit dhe Partizanit të Beogradit përleshen në rrugë

19 Qershor 2020, 11:16 Nga DOSJA
VIDEO/“Përgjaket” Vukovari, tifozët e Dinamos së

VUKOVAR-Në Vukovar të Kroacisë të enjten pasdite ndodhi një përleshje ndërmjet dy tifo grupeve, bëhet fjalë për ato të Dinamos së Zagrebit “Bad Blue Boys” dhe të Partizanit të Beogradit, të njohur ndryshe si “Grobari”.Sipas 24sata.hr, kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë regjionale, Dragoslav Zivkovic. Përleshja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa policia zbarkoi menjehërë duke arrestuar 25 tifozë.

Sipas 24sata.hr, përleshja ka ardhur kur tifozët e Partizanit kanë sulmuar verbalisht një kroat i cili po shëtiste me gruan dhe fëmijën e tij.

Tifozët Bad Blue Boys organizojnë shpresh turne në Vukovar. Një muaj më parë në qendër të këtij qyteti u sulmuan dy të rinj serb.Mbi 30% e popullatës në Vukovar është e nacionalitetit serb.

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dinamo zagreb partizani i beogradit dinamo zagreb partizani i beogradit

Sondazh

Poll