Aktualitet

“Robert dhe Edmond Budina me COVID-19”, bashkëshortja e regjisorit përgënjeshtron Ramën: Kjo është gënjeshtër, më b

19 Qershor 2020, 14:09 Nga DOSJA
“Robert dhe Edmond Budina me COVID-19”, bashkëshortja e

TIRANË- Bashkëshortja e regjisorit Robert Budina ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, i cili publikoi lajmin, se bashkëshorti i saj dhe Edmond Budina janë prekur nga COVID-19. Në një deklaratë për “Panorama.al”, ajo është shprehur e revoltuar pas publikimit të të dhënave për familjarët e saj. Ajo gjithashtu ka kërkuar që t’i bëhet testi asaj dhe pjesës tjetër të familjes.

“Ju marr në telefon nga familja e Robert Budinës, për te cilin ju keni publikuar lajmin që është me COVID-19. Ju lutem duhet të vini t’i bëni testin mua dhe fëmijëve urgjent. Ka dalë lajmi që Berti është me COVID, ndërkohë që Berti s’është fare me COVID. Kjo është gënjeshtër, kanë nxjerrë emër dhe mbiemër dhe më kanë sakatuar fëmijët. Kjo është kafshëri”, u shpreh Sabina Kodra.

Në lidhje me publikimin e lajmit nga Rama, ajo u shpreh: “Po sigurisht kryeministri, ai i di të gjitha ai”, shkruan Panorama.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet irena kodra robert budina me covid irena kodra robert budina me covid

Sondazh

Poll