Aktualitet

Ishte dënuar me rreth 2 vite burg për mashtrim, arrestohet 46-vjeçari në Morinë

19 Qershor 2020, 13:45 Nga DOSJA
Ishte dënuar me rreth 2 vite burg për mashtrim, arrestohet

KUKËS– Policia kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetas kosovar të dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për mashtrim. Sipas policisë, i arrestuari është një 46-vjeçar me iniciale I.S. Pas verifikimit të të dhënave rezultoi se ky shtetas ishte një kërkim kombëtar për mashtrim.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës. Ndalohet një shtetas kosovar i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar:

-I. S., 46 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim kombëtar, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrim”. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës bënë ndalimin e tij.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kosovari ne morine arrestohet kosovari ne morine

Sondazh

Poll