Bota

Vdes në moshën 92-vjeçare motra e John F. Kennedy

19 Qershor 2020, 08:27 Nga DOSJA
Vdes në moshën 92-vjeçare motra e John F. Kennedy

SHBA– Ish-diplomatja Jean Kennedy Smith, motra e presidentit amerikan John F. Kennedy, ka vdekur ditën e  mërkurë në moshën 92-vjeçare. E dërguara amerikane që luajti një rol kryesor në procesin e paqes në Irlandën Veriore, ishte e teta nga nëntë motrat e Kenedit.  Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë me dije vajza e saj Kym Smith.

Smith ka lindur në Boston, Massachusetts më 20 shkurt të 1928. Ndonëse vajza më e vogël e familjes, por ajo luajti një rol shumë të rëndësishëm në politikën amerikane për dekada.

Smith ishte ambasadore në Irlandë gjatë viteve 90 dhe pati shumë ndikim në luftën e vendit për paqe. Kjo ishte dhe arritja që ajo vlerësonte më shumë gjatë jetës së saj të mbushur me vendime politike. Teksa ka njoftuar dje lajmin e hidhur, e bija konfirmoi se Jean Kennedy Smith u shua  paqësisht në shtëpinë e saj dy ditë më parë.

Pas vdekjes së saj Mick Mulvaney, i dërguari i posaçëm i SHBA-së në Irlandën Veriore, u shpreh: Ambasadorja Smith luajti një rol kritik në avancimin e paqes në Irlandën Veriore, duke përdorur empati dhe guxim të thellë personal. Ne bashkohemi me kolegë dhe miq për t’i ofruar ngushëllime familjes së saj.

Në vitin 2011, Presidenti amerikan Barack Obama i dha zonjës Smith Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderin më të lartë civil në vend.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jean kennedy smith john f. kennedy vdes jean kennedy smith jean kennedy smith john f. kennedy vdes jean kennedy smith

Sondazh

Poll