Bota

I gjithë shteti po rihapet, por një fshat në Greqi është vendosur në karantinë për të tretën herë rradhazi

19 Qershor 2020, 08:05 Nga DOSJA
I gjithë shteti po rihapet, por një fshat në Greqi

GREQI-Në një kohë që  Greqia ka njoftuar zyrtarisht rihapjen e sezonit turistik nga data 1 korrik, në vend janë shënuar raste të reja me koronavirus duke shkaktuar sërish panik për autoritetet por edhe vet qytetarët.

Mediat vendase kanë bërë me dije se në veri të  Greqisë, ditën e djeshme është vendosur shtetrrethimi për herë të tretë në Echinos, Xanthi, vendim ky që vjen pas konfirmimit të dhjetëra rasteve me koronavirus në fshatin e vogël brenda pak ditësh. Mësohet se kjo është hera e tretë që izolimi dhe karantina vendosen në këtë komunitet, për shkak të infeksioneve që shënuan së fundmi.

Kjo mbyllje e tretë vjen teksa në vend janë shënuar të paktën 73 raste të reja me Covid-19 dhe 4 viktima për të paktë një javë.

Të gjendur mes kësaj situate të vështirë që mund të stresojë edhe qytetarët me izolimin e tretë rradhazi, banorët e Echinos janë udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi për 7 ditët e ardhshme, ku edhe të gjitha dyqanet do të mbyllen përveç farmacive dhe supermarketeve. Ndërsa respektimi i distancës, përdorimi maskës dhe dorezave janë të detyrueshme të mbahen në vendet publike.

Pavarësisht përpjekjeve të Greqisë për rihapjen dhe lirimin nga Covid-19, rajoni i Xanthi po përballet shumë ashpër me virusin vdekjeprurës. Mes 24 rasateve të reja me Covid-19 që u raportuan ditën e djeshme, 18 u regjistruan në Xanthi dhe 2 në Rodopi, aty pranë dhe 4 raste nga të ardhurit në Greqi nga jashtë.

Kujtojmë se rajoni grek, Echinos, është izoluar për herë të parë si shkak  i koronavirusit në mars të 2020, kohë në të cilën u izoluan më shumë se 200 shtete në botë.

Burimi: Ekathimerini

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi xanthi koronavirusi në greqi xanthi

Sondazh

Poll