Aktualitet

Ministri Lleshaj: Bëni para me krim, blini vila e makina, por në fund do t’jua marrim ne! Mos u gënjeni nga paraja e shpejt

19 Qershor 2020, 11:10 Nga DOSJA
Ministri Lleshaj: Bëni para me krim, blini vila e makina, por në fund

FIER– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ishte sot në Fier, ku pas një vizite në Apoloni foli rreth situatës së zhvillimit të krimit në Shqipëri, Covid-19 dhe ndotjes së ambientit. Në fjalën e tij, Lleshaj u bëri thirrje anëtarëve të botës së krimit që gjithçka që do të bëjnë dhe do të ndërtojnë me paratë e krimit, herët ose vonë, do t’i kalojnë shtetit.

Ministri i Brendshëm u shpreh se do të shtohet vigjilenca e efektivëve për goditur krimin dhe u bëri thirrje të rinjve që të mos joshen nga paraja e shpejtë, pasi nuk mbetet asnjë qindarkë e nxjerrë nga krimi.

Në fjalën e tij, Lleshaj tha se mediat duhet të ndryshojnë qasjen ndaj policisë dhe të bëjnë dallimin mes policëve të ndershëm dhe ndonjë punonjësi të inkriminuar, pasi këta të fundit nuk përfaqësojnë të gjithë efektivët.

“Prej kanabisit janë fuqizuar individë kriminale, pastaj kanë kaluar në nivele më të larta të trafikut të heroinës, kokainës, prodhojnë krim, por edhe dëm të imazhit të vendit. Gjykata e Posaçme ka filluar të japë dhjetëra vendimet e para, ky proces do vazhdojë me intensitet të shtuar, me qëllim të shterojë burimet që financojnë krimin dhe për tu dhënë një mesazh të gjithë atyre të vjetër apo të rinj, kryesisht të rinjve që joshen që gabojnë për tu futur në rrugë kriminale me idenë se kjo është rruga për të bërë shpejt dhe lehtë para. Ndërkohë janë dhënë vendime për sekuestrime resortesh e vilash që do i kalojnë publikut, qytetarëve, do i bëjmë shkolla, qendra shëndetësore, komisariate policie, madje tani jemi nën një lloj vështirësie për ti administruar këto asete që po grumbullohen e shteti do i japë për përdorim publik. tani jemi në një lloj vështirësie të administrimit të tyre.

Ne do të rrisim intensitetin për të goditur kriminalitetin dhe për t’u dhënë një mesazh të rinjve që joshen nga paraja e shpejtë: bëjini si të doni paratë, por në fund do t’ju merren. Asnjë qindarkë e nxjerrë nga krimi nuk do u mbetet. Dhe mesazhi që vjen prej këtij operacioni dhe legjislacioni të ri është që bëni çfarë të doni, siguroni, nëse u ka marrë Zoti mendtë, bëni krim, fitoni para por dijeni një gjë, paratë do ju merren një ditë me siguri. Kjo është një thirrje për ata që nuk janë këtu e që mund të jenë shumë larg nesh, por ky është mesazhi i operacionit, do t’u merren paratë.

Në këtë rrugë mund tu japim të rinjve e të rejave që joshen për tu futur në rrugë kriminale e ti themi që nuk ia vlen, thjesht nuk ia vlen, mund të bësh një ditë në rrugë kriminale por rreziku që nesër mund ta marrin është tepër i lartë, mund ta blesh një makinë në rrugë kriminale por rreziku që mund të ta marrin është i madh. Shteti nuk lodhen kurrë, nuk i mbarojnë kurrë njerëzit. Krimi ka avancë të përkohshme, por garën e fiton shteti,”- deklaroi Lleshaj ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lleshaj ne fier sander lleshaj lleshaj ne fier sander lleshaj

Sondazh

Poll