Aktualitet

Shoqata e transportit: Nuk fillojmë punë të hënën, protokollet nuk zbatohen dot. Qeveria të ulet me në e të na dëgjojë

19 Qershor 2020, 10:14 Nga DOSJA
Shoqata e transportit: Nuk fillojmë punë të hënën,

TIRANË- Shoqata e Transportit publik kanë dalsë sërish në protestë dhe kërkojnë që qeveria të plotëosjë kërkesat e tyre. Në një deklaratë për mediat, ata janë shprehur se protokollet e qeverisë nuk mund të zbatohen, pasi asnjë vend i botës nuk e ka këtë gjë.

“Kemi dërguar në datën 15 qershor kërkesa për ndryshimet e protokollit dhe nuk na dëgjuam. Nuk mund të fillojmë punë kështu, ne kërkojmë që të bëhet si në të gjithë Evropën. Nuk mund të bëjmë shpikje, nuk është asnjë vend që të shoferi të mbajë përgjegjësi për sjelljen e pasagjerëve, kjo është e papranushme”, u shpreh një prej përfaqësuesve të shoqatave.

Më tej ata shprehen se kërkojnë që të ulen me qeverinë dhe ministrinë të bisedojnë se si mund të bëhet me e mira. Në këto kushte nuk mund të fillohet punë, pasi protokollet janë të pazbatueshëm.

4 KËRKESAT E SHOQATËS SË TRANSPORTIT

Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit. Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.

Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese. Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.

Pak ditë më parë Shoqata e Transportit Rrugor ka protestuar dhe kërkuan që të rifillojnë punën. Ata kërkojnë heqjen e akcizës për naftën, rimburësim dhe një pagë të dytë lufte me 400 mijë Lekë. Protesta sot u shpërnda me forcë nga Policia dhe u proceduan disa prej pjesëmarrësve. Pas protestës reagoi dhe ministria e Transporit dhe shprehen se do të plotësohen dy pika. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet transporti publik protesta e transportit shoqata e transportit hapet transporti publik protesta e transportit shoqata e transportit

Sondazh

Poll