Aktualitet

Zbardhet DËSHMIA/ Sebastian Mali pranon që ishte në vendin ku u ekzekutua Hekuran Billa: Po lëvizja për qejf, nuk kam vëzh

19 Qershor 2020, 10:05 Nga DOSJA
Zbardhet DËSHMIA/ Sebastian Mali pranon që ishte në vendin ku u

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga dëshmia e 22-vjeçarit Sebastian Mali, i cili u vu në pranga një ditë më parë, si bashkëpunëtor në atentatin ku mbeti i vdekur Hekuran Billa. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se Mali ka mohuar të ketë lidhje me atentatin në fjalë dhe ka shtuar se ka qenë në zonën ku u vra biznesmeni 40-vjeçar për punët e tij, dhe jo për të vëzhguar viktimën.

“Jetoj prej muajsh në Tiranë në një banesë në zonën e ish-klubit partizani në Tiranë. Kam marrë dhe një makinë të llojit “BMW X6”, me qira, që ta kisha për të lëvizur. Nuk ka lidhje me atentatin. Kam qenë pranë “Kristal Centre”, natën që u vra Hekuran Billa, por jo për të vëzhguar atë. Kisha punët e mua dhe po lëvizja në zonë për qejf,”- mësohet të ketë thënë ai.

Sebastian Mali, nipi i Prel Markut që Billa ekzekutoi në Angli u vu në pranga një ditë më parë. Nga kamerat e sigurisë, rezultoi se Mali lëvizte me mjetin e tij, që është i marrë me qira nga familjarët e tij në Shkodër.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali

Sondazh

Poll