Aktualitet

Ledi Shamku publikon FOTON si ka qenë në klasën e parë: Tirana ka memorie, të shpërndarë si trashëgim dashurie në mendj

19 Qershor 2020, 09:52 Nga DOSJA
Ledi Shamku publikon FOTON si ka qenë në klasën e parë:

TIRANË- Studiuesja Ledi Shamku ka publikuar sot një foto se si ka qenë ajo në klasën e parë. Në një postim në mediat sociale, Shamku shkruan se fotoja është shkrepur në 1 shtator të vitit 1977 dhe tregon detaje për veshjen si e ka qëndisur. Në fund ajo thotë se Tirana ka memorie, të shpërndarë si trashëgim dashurie në mendjet tona. Më tej shprehet se kush cënon memorien, na rrezikon këtë trashëgim dashurie.

Këtu jam unë, ditën e parë të klasës së parë: 1 Shtator 1977 (foto te gropa e Skënderbeut). Gjyshi, Riza Bermema, më çoi për dore për këtë foto sapo më mori nga shkolla: “Babe, sa t’gzume po t’shof! Duhet me e fotografu kët gzim!”. Përparësen e zezë ma qepi gjyshja, Safet Tafaj. Tantellat te mëngët i ka punu ajo. Jakën e bardhë ma qendisi njëra nga motrat Toptani, Suad Toptani, goca e Fuat Beut, shoqja e gjyshes sime po edhe komshije me ne te rrugë e Kavajës (banonte me të motrën, Lonën, në një garsonierë ku i kishte rras “Partia” pasi i kishin nxjerrë nga vila e vet pak metra më tutje).

Qëndismën ABC përshkuar nga një laps ma qëndisi motra tjetër Toptani, e quajtur Qamuran apo ndryshe Doktoreshë Lona. Ishte kirurgia e parë shqiptare. Mjeke e shkëlqyer e cila në kohën e lirë qëndiste bashkë me motrën. Prej kësaj qëndisme, zyshat e shkollës “20-vjetori” ku kreva tetëvjeçaren: drejtoresha Myzejen Reka, zysha e gjuhës shqipe Marika Ristani, zysha e fizikês Zana Kaltanji etj, prej qëndismës së doktoreshë Lonës pra, zyshat më thirrën deri në fund “Abëcëja”. Nuk kisha emër. Kisha vetëm mbiemër, dhe epitetin “Abëcëja” – dhe më vinte mirë! Tirana ka memorie, të shpërndarë si trashëgim dashurie në mendjet tona. Kush na cënon memorien, na rrezikon këtë trashëgim dashurie”, shkruan Shamku.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ledi shamku mesazhi i ledi shamkut ledi shamku mesazhi i ledi shamkut

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2020, 08:48

ITALI- Mediet italiane kanë raportuar se në Poliklinikën e Barit janë shtruar dy persona të infektuar me COVID-19, ku mes tyre  është një shqiptar. Mësohet se s...