Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve/ Policia në Berat thirrje qytetarëve: Respektoni masat, shmangni grumbullimet, kemi listën e t

19 Qershor 2020, 10:05 Nga DOSJA
Rritet numri i të infektuarve/ Policia në Berat thirrje

BERAT- Policia eBeratit iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për COVID-19.  Policia apelon që qytetarët të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.  Ndërkohë unfiromat blu janë duke bërë kontrolle nëpër qytet dhe kanë edhe emrat e personave që janë të infektuar me COVID-19.

“Cilido që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Të nderuar qytetarë, duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, kërkojmë bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni. Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive. Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat. Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19. Cilido që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.Të nderuar qytetarë, Drejtoria Vendore e Policisë Berat ju falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, tuaj për ta kaluar së bashku këtë situatë të vështirë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat e covid-19 poliica kontrolle në terren masat e covid-19 poliica kontrolle në terren

Sondazh

Poll