Aktualitet

OFL dërgon formularët në Vlorë, Sarandë e Elbasan. Subjekt i ligjit dhe një grua

19 Qershor 2020, 10:26 Nga DOSJA
OFL dërgon formularët në Vlorë, Sarandë e Elbasan.

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar punën në terren dhe ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë. Në një njoftim për mediat, OFL bën me dije se formularët janë dërguar në Sarandë, Vlorë dhe Elbasan.

Brenda 48 orëve shtetasit K. D., banues në Sarandë, i dënuar për “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të gupit të strukturuar kriminal”; M. D., banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me subjektin K. D., dhe Z. Gj., banuese në Elbasan, e dënuar “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”, duhet të plotësojnë formularin dhe të justifikojnë pasurinë e tyre.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: K. D., banues në Sarandë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të gupit të strukturuar kriminal”; M. D., banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me subjektin K. D., si rrjedhojë është subjekt i nenit 16 të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020; Z. Gj., banuese në Elbasan, e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet formulari i ofl-se ofl ne terren formulari i ofl-se ofl ne terren

Sondazh

Poll