Aktualitet

COVID-19 infekton dy vëllezërit Robert dhe Edmond Budina! Dyshja e artistëve s’dihet se ku u prek, gjatë ditëve të fundi

19 Qershor 2020, 10:51 Nga DOSJA
COVID-19 infekton dy vëllezërit Robert dhe Edmond Budina! Dyshja e

TIRANË- Dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina janë të infektuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy Budinat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe asnjëri prej tyre nuk ka simptoma. Dosja.al kontaktoi me zotin Robert Budina, por nuk ka marrë asnjë koment. Ende nuk dihet se ku janë infektuar dy artistët.

Dy Budinat janë angazhuar në një tur takimesh në të gjithë vendin pas shembjes së Teatrit Kombëtar për të mbledhur firma për rindërtimin. Qëllimi ishte mbledhja e firmave të peticionit për detyruar qeverinë për të rindërtuar teatrin ashtu siç ishte.

 

Sakaq, situata me COVID-19 është e paqëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 persona dhe ka humbur jetën një 69-vjeçar që ishte i shtruar në Spitalin Infektiv. Shpërndarja gjeografike rasteve të reja: 17 në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë. Ndërkohë mësohet se janë shëruar edhe 28 persona duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën në 1114. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë infektuar 1838 dhe kanë humbur jetën 42 pacientë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi robert budina me covid koronavirusi ne shqiperi robert budina me covid

Sondazh

Poll