Aktualitet

Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Sarandë/ Infektohet 23-vjeçari, niset me urgjencë drejt Tiranës

19 Qershor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Sarandë/ Infektohet

Sarandë- Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Sarandë. Mësohet se është infektuar një 23-vjeçar nga zona e Manastirit, pranë Ksamilit. I riu kishte shkuar dje me pneumoni në spitalin e Sarandës, ku edhe aty bëri tamponin. Përgjigja e analizës i doli pozitive. Menjëherë i riu është nisur drejt Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Sakaq, po vijon hetimi epidemiologjik dhe i kontakteve të tij.

 

Situata e COVID-19 vijon të mbetet e paqëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 persona dhe ka humbur jetën një 69-vjeçar që ishte i shtruar në Spitalin Infektiv. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja: 17 në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë. Ndërkohë mësohet se janë shëruar edhe 28 persona duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën në 1114. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë infektuar 1838 dhe kanë humbur jetën 42 pacientë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2020, 08:48

ITALI- Mediet italiane kanë raportuar se në Poliklinikën e Barit janë shtruar dy persona të infektuar me COVID-19, ku mes tyre  është një shqiptar. Mësohet se s...