Aktualitet

Ekzekutimi i Hekuran Billës, shoqërohen dy persona nga Shkodra, pjesë e familjes Marku

19 Qershor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Hekuran Billës, shoqërohen dy persona nga Shkodra,

TIRANË– Dy persona nga Shkodra janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ku mbeti i vdekur Hekuran Billa. Dosja.al mëson se dy të shoqëruarit e sotëm, janë pjesë e familjes Marku dhe janë identifikuar pas cverifikimeve të kamerave të sigurisë nga ana e Policisë.

Pritet që të shoqëruarit të merren në pyetje, për të nxjerrë detaje të tjera në lidhje me atentatin. Një ditë më parë u vu në pranga Sebastian Mali, nipi i Prel Markut që Billa ekzekutoi në Angli.

Ndërsa në kërkim është shpallur Viktor Marku, i cili dyshohet të kete patur rolin e ekzekutorit në atentat.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa ekzekutohet hekuran billa hekuran billa

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2020, 08:48

ITALI- Mediet italiane kanë raportuar se në Poliklinikën e Barit janë shtruar dy persona të infektuar me COVID-19, ku mes tyre  është një shqiptar. Mësohet se s...