Aktualitet

Zbulohet arsenal armësh në Yzberisht dhe zbardhet atentati tek “Eiffel”, arrestohet Haroku… në kërkim Erigers Mihasi (

19 Qershor 2020, 09:08 Nga DOSJA
Zbulohet arsenal armësh në Yzberisht dhe zbardhet atentati tek

TIRANË-  Finalizohet operacioni Yrsheku në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Arrestohet Gëzim Haroku dhe shpallet në kërkim Erigers Mihasi. Të dy këta persona kanë patur në zotërim një arsenal armësh në një banesë, dhe akuzohen se janë dy autorët e atentatit të datës 15 qershor tek kompleksi “Eiffel” në hyrje të Vorës.

Komisariati numër 6. dhe forcat Shqiponja kanë zbuluar dhe mbyllur këtë operacion, me arrestimin e pronarit të banesës, Gëzim Haroku, i cili deri më tani, siç mëson Dosja.al është një person i paskeduar nga policia, por pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. 

Ndërkohë që e njëjta gjë nuk rezulton për Erigers Mihasin. Ai është një nga personat e akuzuar për grabitjen me dhunë të prindërve të Elton Cicos, ngjarje e marsit 2015. 6 muaj pas arrestimit ai fitoi lirinë, ndërsa njihet edhe si mik i ngushtë me ish-policin e vrarë, Santiago Malko. 

Si ndodhi atentati në kompleksin e Enver Caushit?

Më 15 qershor,  pranë Kompleksit “Eiffel”, në Yrshek, në zonën e Kasharit në Tiranë është sulmuar me breshëri kallashnikovi. Ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar në orën 00:35, ku persona të paidentifikuar shkuan pranë kompleksit dhe qëlluan me breshëri plumbash mbi të. Fatmirësisht, sulmi mbaroi vetëm me dëme materiale dhe pa të lënduar në njerëz. Kompleksi në fjalë është në emër të biznesmenit Enver Çaushi, i cili në QKB, e ka pezulluar ektivitetin e kompleksit per momentin. Biznesmeni është xhaxhai i Florian Caushit, i cili, mori tregtarin në vitin 2012 për një borxh prej 20 mijë eurosh.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen arme ne tirane sekuestrohen arme ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2020, 08:48

ITALI- Mediet italiane kanë raportuar se në Poliklinikën e Barit janë shtruar dy persona të infektuar me COVID-19, ku mes tyre  është një shqiptar. Mësohet se s...