Aktualitet

19 Qershor 2020, 08:48 Nga DOSJA

ITALI- Mediet italiane kanë raportuar se në Poliklinikën e Barit janë shtruar dy persona të infektuar me COVID-19, ku mes tyre  është një shqiptar. Mësohet se shqiptari kishte udhëtuar së fundmi me traget nga Shqipëria drejt Barit dhe pas bërjes së analizës rezultoi  i infektuar. Ai ishte nisur nga Durrësi drejt shtetit italian, duke u bërë kështu një rrezik për të gjithë udhëtarët.

 

Dy raste të reja pozitive me Covid-19 aktualisht janë shtruar në Poliklinikën e Barit. Është një person me kombësi bullgare, që ka mbërritur mbrëmë me makinë, dhe një person i dytë i infektuar që mbërriti në Bari nga Shqipëria me traget. Prandaj, ne do të duhet të kontrollojmë dhe testojmë të gjithë pasagjerët që udhëtuan në atë traget” tha kreu i i Rajonit të Puglia, shkruajnë mediet italiane.

Deri më tani në Itali janë shënuar 34,514 viktima dhe 238,159 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Burimi:bari.ilquotidianoitaliano.com

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali shqiptari i infektuar në bari koronavirusi ne itali shqiptari i infektuar në bari

Sondazh

Poll