Aktualitet

Raste të reja me COVID-19/ 4 të infektuar në Krujë, preket edhe burri i punonjëses së kopshtit nr.9 në Vlorë

19 Qershor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Raste të reja me COVID-19/ 4 të infektuar në Krujë, preket

KRUJË: 4 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Krujë. Mësohet se personat janë infektuar nga punonjës fasonerie, që janë prekur më herët nga virusi.

Ndërkohë,  në Vlorë është infektuar një burrë. Ky i fundit është bashkëshorti i një punonjëse të kopshtit nr. 9. Sakaq punonjëses dhe pjesës tjetër të stafit u janë marrë tamponët.

 

Shqipëria është ende në luftë me COVID-19.  MSH bëri me dije se dje janë konfirmuar 66 raste të reja. Harta u zgjerua me 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan. Numri i viktimave ka shkuar në 41, pasi dje humbën jetën 3 persona. Sakaq në shërbimin Infektiv janë 55 pacientë të shtruar, 2 prej tyre të intubuar. Po kështu janë shëruar 1086 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll