Aktualitet

Shënohet një tjetër viktimë tek Infektivi, 50 raste të reja me COVID-19. Vatrat e nxehta Tirana, Kruja e Shkodra

19 Qershor 2020, 08:38 Nga DOSJA
Shënohet një tjetër viktimë tek Infektivi, 50 raste të

TIRANË- Në 24 orët e fundit janë kryer 330 testime për COVID-19 dhe pozitivë kanë rezultuar 50 persona. Ku është bilanci i ditës së fundit, që tregon se situata me koronavirusin është ende e paqëndrueshme. Më një njoftim për mediat Ministria e Shendetësisë, bëhet me dije se rastet e reja janë kontakte me të infektuar e ditëve të fundit, por dhe vatra të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë 28 persona të shëruar. Nga ana tjetër mësohet se në Spitalin Infektiv është rritur numri i të shtruarve, pasi tani marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Eugena Tomimi nga ISHP në deklaratën e saj bëri me dije se është shënuar dhe një tjetër viktimë, ku tashmë numri i jetëve të humbura nga fillimi i pandemisë është 42.  Që nga nisja e pandemisë në Shqipëri deri sot numri total i të prekurve është 1838, nga të cilët 1114 janë shëruar dhe 682 janë raste aktive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomimi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 eugena tomimi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll