Aktualitet

Shkon në 42 numri i viktimave të COVID, ndërron jetë një 69-vjeçar nga Kruja

19 Qershor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Shkon në 42 numri i viktimave të COVID, ndërron jetë

TIRANË- Një tjetër pacientë ka humbur jetën në Spitalin Infektiv. Në një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është një 69-vjeçar nga qyteti i Krujës që vuante dhe nga leukoza akute. Më tej bëhet me dije se ishte prej 10 ditësh i shtruar në spital dhe nuk arri që të mbijetonte.

Një pacient 69-vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, shkruan ministria.

Situata e COVID-19 vijon të mbetet e paqëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 persona dhe ka humbur jetën një 69-vjeçar që ishte i shtruar në Spitalin Infektiv. Shpërndarja gjeografike rasteve të reja: 17 në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë. Ndërkohë mësohet se janë shëruar edhe 28 persona duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën në 1114. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë infektuar 1838 dhe kanë humbur jetën 42 pacientë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomimi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi eugena tomimi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll