Aktualitet

Viktor Marku me të afërmit e tij ekzekutuan Hekuran Billën, 95 kamerat e sigurisë pikasën makinat vëzhguese me qira, Mali:

19 Qershor 2020, 08:30 Nga DOSJA
Viktor Marku me të afërmit e tij ekzekutuan Hekuran Billën, 95

TIRANË– Prokuroria e ka “kopsitur” dosjen e vrasjes së Hekuran Billës. Organi i akuzës ka prova të pakontestueshme që vërtetojnë se në këtë vrasje kanë marrë pjesë të paktën 5 persona, të cilët janë Viktor Marku, nipi i tij Sebastiano Mali dhe të afërm të tyre.

Dosja.al mëson se për këtë vrasje policia gjatë 8 ditëve të fundit ka sekuestruar kamera sigurie në Tiranë dhe Durrës, rreth 95 të tilla, në një perimetër nga Komuna e Parisit, tek Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Kombinat dhe Pezë e Durrës.

Me anë të pamjeve filmike janë indentifikuar autori dhe bashkëpunëtorët si dhe është ndërtuar itinerari që kanë ndjekur autori dhe bashkëpunëtorët pas atentatit.

15 kamerat e sekuestruara në qytetin bregdetar të Durrësit, konkretisht në afërsi të portit, janë identifikuar lëvizjet që ka bërë Hekuran Billa, ditën e 11 Qershorit, pasi ndodhej në portin e Durrësit për të zhdoganuar automjetin e parë të importuar nga shteti belg.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se disa bashkëpunëtorë dhe Viktor Marku kanë ndjekur Billën në Durrës me makinat me qira që kishin marrë, për të mos rënë në sy. Rezulton që mjetet të jenë të marra me qira, një në Tiranë, dy në Durrës dhe 2 në Shkodër dhe janë në pronësi të familjarëve të Malit dhe Markut. Po me qira është marrë edhe automjeti X6 që ka përdorur 22-vjeçari Sebastiano Mali, në rolin e përcaktuar për të në zonën e Komunës së Parisit. Pesë mjetet e përdorura në atentat janë sekuestruar.

Dosja.al ka zbardhur gjithashtu edhe detaje nga dëshmia e Sebastian Malit, i cili u vu një ditë më parë në pranga.

“Jetoj prej muajsh në Tiranë në një banesë në zonën e ish-klubit partizani në Tiranë. Kam marrë dhe një makinë të llojit “BMW X6”, me qira, që ta kisha për të lëvizur. Nuk ka lidhje me atentatin. Kam qenë pranë “Kristal Centre”, natën që u vra Hekuran Billa, por jo për të vëzhguar atë. Kisha punët e mua dhe po lëvizja në zonë për qejf,”- mësohet të ketë thënë ai.

Gjithashtu, ditën e sotme mësohet të jenë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, të cilët mësohet se janë rrethi i familjes Marku dhe dyshohet të jenë bashkëpunëtorë në atentat. Pritet që të zbardhen detaje nga dëshmia e tyre, ndërkohë që ende nuk bëhen me dije identetitet e të shoqëruarve.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit “BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Viktor Marku është shpallur në kërkim. Ndërkohë dje u arrestua nipi i tij, Sebastian Mali, i cili ka qenë personi që ka ndjekur lëvizijet e viktimës. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali

Sondazh

Poll