Aktualitet

E rëndë në Berat/ 48-vjeçari ngacmon seksualisht 5-vjeçaren, arrestohet nga Policia

19 Qershor 2020, 09:08 Nga DOSJA
E rëndë në Berat/ 48-vjeçari ngacmon seksualisht

Berat- Policia e Beratit ka arrestuar një 48-vjeçar me iniciale S.K, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 5-vjeçe. Denoncimi në polici është bërë nga prindërit e 5-vjeçares.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual me të mitur”, me një fëmijë 5– vjeçar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Pak javë më parë u bë publike ngacmimi seksual ndaj një 15-vjeçare në Babrru. Roja i shkollës, Abaz Doku ka akuzuar seksualisht mbi 15-vjeçaren, ndërkohë e ka shantazhuar atë me video intime. Roja i shkollës ndodhet në qeli.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 48-vjeçari në berat ngacmim seksual në berat arrestohet 48-vjeçari në berat ngacmim seksual në berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2020, 08:48

ITALI- Mediet italiane kanë raportuar se në Poliklinikën e Barit janë shtruar dy persona të infektuar me COVID-19, ku mes tyre  është një shqiptar. Mësohet se s...