Aktualitet

Valteri merret në pyetje nga SPAK: Tregova ato që di, nuk flas për mediat. Do ruaj sekretin hetimor

19 Qershor 2020, 08:36 Nga DOSJA
Valteri merret në pyetje nga SPAK: Tregova ato që di, nuk flas

TIRANË– Deputeti Hali Valteri që publikoi një ditë më parë një video nga atentati kundër prokurorit Arjan Ndoja është paraqitur sot në orën 11:00 në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion.

Për më shumë se 1 orë e 30 minuta, Valteri është pyetur nga prokurori Altin Dumani dhe në përfundim të seancës së pyetjeve tha se kishte deklaruar ato që dinte. Më tej ai u shpreh se nuk do fliste për mediat dhe do ruante sekretin hetimor. 

Një ditë më parë në Kuvend, Valteri ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe i ka kërkuar atij llogari për zbardhjen e atentatit ndaj prokurororit Ndoja. Gjatë fjalës së tij, Valteri ka publikuar dhe një video ku shiheshin dy persona, që sipas tij janë vrasësit e Andi Malokut. Pas publikimit të videos, Valteri u shpreh se videon e ka marrë nga babai i Antdi Malokut.  

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja halit valteri sander lleshaj atentat prokurorit arjan ndoja halit valteri sander lleshaj

Sondazh

Poll