Aktualitet

Motori ndahet në dy pjesë, 21-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksidentin rrugor në Greqi (EMRI)

19 Qershor 2020, 07:15 Nga DOSJA
Motori ndahet në dy pjesë, 21-vjeçari shqiptar humb jetën

GREQI-Një aksident fatal me pasojë vdekjen e 21-vjeçari shqiptar, Salea Hamzai ka ndodhur në  Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ajaso të ishullit Lesbos, Greqi.

Sipas mediave vendase aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në zonën e Geras, ku 21-vjeçari shqiptar  me motoçikletë është  përplasur me një 19-vjeçar grek nga zona Morias, i cili po udhëtonte me  një motor të vogël.

Sikurse kanë deklaruar edhe dëshmitarët, i riu shqiptar po ecte paralel me një automjet ndërsa nga ana e kundërt vinte 19-vjeçari grek.

Nga përplasja e fuqishme dy të rinjtë janë hedhur disa metra larg rrugës ku po udhëtonin. Nga fotot e publikuara në mediat vendase vihet re që përplasja ka qenë teje e fortë,  sa motori me të cilin po udhëtonte 19-vjeçari grek është ndarë në dy pjesë.

Ky aksident i rëndë ka tronditur banorët e zonës ndërsa dy familjet e të rinjve janë në zi dhe po përjetojnë dhimbjen e humbjes së fëmijëve.

Burimi: palo.gr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet salea hamzai vdes 21-vjeçari shqiptar ne greqi salea hamzai vdes 21-vjeçari shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll