Aktualitet

Preket nga COVID-19 e moshuara në Korçë, dyshohet se u infektua në QSUT, familjarëve u merret tamponi

19 Qershor 2020, 07:04 Nga DOSJA
Preket nga COVID-19 e moshuara në Korçë, dyshohet se u infektua

KORÇË- Rritet numri i të infektuar me COVID-19 në Korçë. Dosja.al mëson se gjatë orëve të fundit në qytetin juglindor ka rezultuar e infektuar një e moshuar. Dyshohet se e moshuara mund të jetë infektuar në Tiranë, pasi ka qenë disa ditë e shtruar në QSUT. Ndërkohë, tamponët u janë marrë familjarëve të saj. Tashmë numri i të infektuarve në Korçë ka shkuar në 8.

 

Ndërkohë, COVID-19 po përhapet gjerësisht në të gjitha qytetet. MSH bëri me dije se harta  është zgjeruar me 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan. Numri i viktimave ka shkuar në 41, pasi dje humbën jetën 3 persona. Sakaq në shërbimin Infektiv janë 55 pacientë të shtruar, 2 prej tyre të intubuar. Po kështu janë shëruar 1086 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll