Aktualitet

Kishin ndërtuar një lokal pa leje në plazhin e Durrësit, në hetim 3 persona, gjobiten edhe me 20 milionë lekë. IKMT shemb

19 Qershor 2020, 06:51 Nga DOSJA
Kishin ndërtuar një lokal pa leje në plazhin e Durrësit,

Durrës- Inspektoriati i Mbrojtes së Terrritorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka shembur një objekt pa leje në fshati Rinia në Durrës.  Policia bën me dije se janë proceduar dhe gjobitur me 20 milionë lekë 3 shtetas, A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zbatimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje. Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare, nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT). Evidentohet në fshatin Rinia, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje. Procedohen penalisht 3 shtetas. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, në fshatin Rinia, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm (rikonstruksion të lëvizshëm), në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç. Gjithashtu, në bashkëpunim me IKMT-në, u shemb objekti i ndërtuar pa leje dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.

Prej disa javësh vijon aksioni i IKMT-së në bregdet. Pak ditë më IKMT shembi 24 objekte në Velipojë. Aksioni vazhdoi pavrarësisht rezistencës së banorëve. Ndërkohë,  Voltana Ademi i dërgoi një letër Edi Ramës  ku u shpreh se pati shumë shkelje dhe u anashkalua pushteti vendor. Sakaq, tre  ditë më parë u shembën 11 objekte pa leje në Dhërmi dhe disa objekte të tjera në Tale të Lezhës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt aksion në bregdet shembet objekti në durrës ikmt aksion në bregdet shembet objekti në durrës

Sondazh

Poll