Aktualitet

Nuk kanë marrë pagën e luftës, qindra gra në Kavajë dalin në protestë

19 Qershor 2020, 06:52 Nga DOSJA
Nuk kanë marrë pagën e luftës, qindra gra në

TIRANË- Qeveria ditët e fundit është shprehur se mbi 100 mijë persona kanë marrë pagën e luftës, por sërish qytetarët po ankohen jo të gjithë kanë marrë ndihmën që u takon.

Sot në Kavajë qindra gra kanë lënë punën në fasoneri dhe po protestojnë për pagën e luftës. Ato shprehen se kanë tre muaj pa u paguar dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Siç shihet dhe nga fotot të gjithë punëtorët kanë dalë në qendër të qytetit. Ato kërkojnë që të marrin pagën e luftës njësoj si punëtorët e tjerë, pasi janë goditur shumë rëndë nga kriza e COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet paga e luftes protesta në kavajë paga e luftes protesta në kavajë

Sondazh

Poll