Aktualitet

Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë/ Policia jep detaje: 15-vjeçari e goditi me thikë, i riu ndërroi jetë pas 4 orësh

19 Qershor 2020, 06:26 Nga DOSJA
Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë/ Policia jep detaje:

VLORË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Aleksandër Petanaj në Vlorë. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi  lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, Gabriel Tartaraj  goditi me thikë 25-vjeçarin. Ky i fundit ndërroi jetë pas 4 orësh në spital.

Njoftimi i Policisë:

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme. Më datë 18.06.2020, rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë. Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta, hetimore dhe profesionale u bë identifikimi në kohë rekord, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë. Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjen e djeshme në Pyllin e Sodës,  ku pas një konflkti 15-vjeçari vrau me thikë në zemër Aleksandër Petanajn. Policia ka arrestuar autorin, ndërkohë po punon edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër petanaj gabriel tartaraj vritet me thikë i riu në vlorë aleksandër petanaj gabriel tartaraj vritet me thikë i riu në vlorë

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2020, 20:42

TIRANË– Gazetarët Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, Hoxha tregon se Policia po kërkon një person që dyshohet se ka ndihmuar autorët.Ndërkohë gjithashtu, ...